Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeLDK-ja në opozitë, Kosova në zgjedhje-Abdixhiku: Ne nuk refuzuam asnjë marrëveshje sepse...

LDK-ja në opozitë, Kosova në zgjedhje-Abdixhiku: Ne nuk refuzuam asnjë marrëveshje sepse një e tillë nuk ekzistonte

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke thënë se LDK-ja nuk ka refuzuar ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi, sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk ka ekzistuar.

“Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks? Çfarë paskan shpëtuar? Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja. Dëm mund të bëjë çdo kush. Për këtë, ja dora!”, u shpreh ai.

Tutje Abdixhiku tha: Siç ju kam thënë në vitin 2020, kur u verbuat dhe sollët LDK-në në 12%; po ju them dhe tani, ky veprim është dëm vetëm ndaj LDK-së. Se si nuk e shihni këtë, se si nuk ndjeni këtë fat, se si ndiheni të përmbushur nga lëvdatat e atyre që gjithë jetën janë anti-LDK, këtë nuk e kuptoj!

“Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses.
Për këtë ndiej vetëm keqardhje! Por jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithate do të triumfojë!”, ka shkruar tutje i pari i kësaj partie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT