E ftuar tek “Familja Ime”, Eliza Hoxha foli për rolin e gruas në shoqëri si dhe potencoi shkollimi i grave dhe punësimi i tyre ende i pakënaqshëm në vendin tonë
“Edukimi që nuk përkthehet në një fuqizim dhe përfshirje në jetën publike dhe nuk shndërrohet në fuqizim ekonomik mendoj që mbetet i mangët”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv
Tutje, Hoxha u shpreh: “Një grua e shkolluar ndihmon në rritjen e familjes dhe të shtëpisë në një formë tjetër, por një grua vetëm në shtëpi është një njëri potencial më pak në sferën publike. Në këtë pjesë pastaj, gratë pastaj privohen për faktin se nuk kanë pavarësi ekonomikë që të bashkëveprojnë me dhunën”.
Sot shënon 8 Marsi që është Dita Ndërkombëtare e Gruas.
The post Shkollimi i grave dhe punësimi i tyre ende i pakënaqshëm në vendin tonë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


