Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeShowbizShkëlqen Haaland, Man City shënon fitore komode ndaj Evertonit

Shkëlqen Haaland, Man City shënon fitore komode ndaj Evertonit

Manchester City ka triumfuar në shtëpi në përballjen ndaj Evertonit, në kuadër të xhiros së tetë në Ligën Premier.

“Qyetarët” i arkëtuan pikët e plota me rezultat komod 2-0, ku shkëlqeu Erling Haaland.


Norvegjezi e nisi fuqishëm për të rrezikuar pas vetëm disa minutave lojë, megjithatë goditja e tij me kokë përfundoi në traversë.

City ishte më dominuese në pjesën e parë dhe krijoi rastet më të rrezikshme megjithatë assesi s’e thyen mbrojtjen e Evertonit.

Mirëpo, situata ndryshoi në pjesën e dytë. Nico O’Reilly harkoi për norvegjezin, i cili mes dy mbrojtësve shënoi me kokë për të kaluar vendasit në epërsi (58’).

Vetëm pesë minuta më vonë, qendërsulmuesi e dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Savinhos (63’).

Me këtë fitore, City merr përkohësisht kreun e Ligës Premier me 16 pikë derisa Evertoni bie në pozitën e 10-të me 11 sosh./Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT