Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Fazliu, e cila garat i nisi pa lojë, u tregua e fortë në çerekfinale, ku regjistroi fitoren e parë në këtë garë.
Ajo triumfoi ndaj xhudistes turke, Ozlem Yildiz, të cilën e detyroi të marrë tri dënime, duke siguruar kështu kalimin tutje.
Me këtë fitore, Fazliu ka siguruar gjysmëfinalen në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku do të përballet me francezen Doria Boursas.
Ndërkohë, në garë për medaljen e bronztë është edhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.
Gjatë ditës së djeshme, të premten, xhudistët kosovarë Fatjona Kasapi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha fituan medalje të bronzta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


