Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeShefi i asamblistëve të PDK-së në Skenderaj thërret qytetarët para Stacionit të...

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Skenderaj thërret qytetarët para Stacionit të Policisë, thotë se do të intervistohet Lushtaku

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha, ka ftuar qytetarët që të mblidhen para Stacionit të Policisë në Skenderaj, ku pritet të intervistohet kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Përmes një statusi në Facebook, të publikuar rreth orës 15:00, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe në gatishmëri qytetare.

Postimi i plotë:

Të jemi në gatishmëri qytetare!

Brenda pak minutash pritet të zhvillohet intervista, prandaj ftoj sa më shumë qytetarë të mblidhemi për ta pritur Kryetarin Gjeneral Sami Lushtaku deri në përfundim të saj.

Vendtakimi: para Stacionit të Policisë.

Dje qytetarët panë me sytë e tyre keqpërdorimin e Njësisë Speciale, me maska e armë të gjata, në një mënyrë që krijoi tension dhe frikë te qytetarët. Këto veprime po e rikujtojnë kohën kur policia përdorej për presion politik e jo për drejtësi.

Mos të mendojë askush se mund të na frikësojë me skena force e demonstrim pushteti. Dinjiteti nuk shitet dhe nuk blihet! Fyerjet, shpifjet dhe propaganda nuk kalojnë.

Qëndroni të bashkuar dhe në gatishmëri qytetare!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT