Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar reagim të menjëhershëm dhe të gjerë në mbështetje të Venezuelës pas tërmetit që ka goditur vendin dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez, ku është diskutuar situata emergjente dhe nevojat për ndihmë urgjente.
Sipas tij, reagimi amerikan do të jetë “i shpejtë, i madh dhe efektiv”, ndërsa është konfirmuar dërgimi i ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Virginia dhe Los Angeles për të ndihmuar operacionet në terren.
Autoritetet amerikane theksuan se Venezuela do të ketë nevojë për mbështetje të konsiderueshme ndërkombëtare, për shkak të shkallës së dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.
Gjithashtu është raportuar se aeroporti ndërkombëtar në kryeqytetin Caracas ka pësuar dëmtime, përfshirë edhe në pistat e uljes dhe ngritjes së avionëve, gjë që mund të vështirësojë operacionet e ndihmës humanitare.
Ndihma amerikane pritet të fokusohet në kërkim-shpëtim, ndihmë mjekësore dhe mbështetje logjistike për zonat më të prekura.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


