Incidenti në Skenderaj nuk u la pa u trajtuar as sonte në Rubikon të Klan Kosovës, ku protagonist ishin kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku dhe kryetari i degës së VV-së atje Hysni Mehani.
Opinionistja Anita Shabani, deklaroi se skenare të tilla janë të përgatitura nga VV-ja, pasi që sipas saj cak në çdo fushatë i partisë së Albin Kurtit, është Sami Lushtaku.
“Nuk është e paqëllimshme. A doni me ju qeverisë soji i Lushtakut apo doni t’ju qeverisim ne? Kjo ka ndodhur edhe në fushatën e kaluar nëse ju kujtohet. Ju kujtohet përmes zonjës Adriana Matoshi, e cila e vendosi fokusin që ishte komplet e panevojshme”, deklaroi ajo në Klan Kosova.


