Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeSelmanaj: Me Kurtin në pushtet, raportet me Shqipërinë në pikën më të...

Selmanaj: Me Kurtin në pushtet, raportet me Shqipërinë në pikën më të ulët

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se sa ishte në opozitë, shtirej si nacionalist dhe propagandonte idenë e bashkimit kombëtar.

Ndërsa, sipas Selmanajt, tash kur Kurti është në pushtet, raportet dhe bashkëpunimi me Shqipërinë kanë arritur pikën më të ulët.

“Fatkeqësisht, këtë e dëshmoi edhe seanca e sotme e përbashkët mes dy parlamenteve tona. Në vend që të ishte një moment festiv dhe vëllazëror, seanca nisi dhe përfundoi në një atmosferë të tensionuar dhe të papërshtatshme”, shkroi Selmanaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Selmanaj tha se Kurti nuk kërkon bashkim me Shqipërinë, por sipas tij, ai synon pushtet personal, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT