Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeVazhdon trendi i rënies së çmimit të naftës në Kosovë

Vazhdon trendi i rënies së çmimit të naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e martë.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.38 euro për litër, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër, njësoj si një ditë më parë.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT