Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka folur nga Pentagoni për situatën e luftës në Iran, duke u ndalur te siguria në Ngushticën e Hormuzit.
I pyetur për kërcënimin e minave në këtë zonë strategjike, Hegseth ka deklaruar se tranziti po vazhdon, por në kushte më të kufizuara dhe me rrezik të shtuar.
Sipas tij, kjo situatë është pasojë e veprimeve të Iranit, të cilat i cilësoi si të papërgjegjshme.
Hegseth ka theksuar se çdo vendosje e minave do të trajtohet dhe do të konsiderohet si shkelje e armëpushimit.
Ai ka shtuar se kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit aktualisht është “shumë më i kufizuar” nga sa do të donin palët dhe po zhvillohet me më shumë rrezik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


