Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeSejdiu: S’mund të ketë ngërç politik, janë minimalisht katër mundësi për të...

Sejdiu: S’mund të ketë ngërç politik, janë minimalisht katër mundësi për të bërë qeveri (VIDEO)

Analisti politik, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur se nuk mund të ketë ngërç politik.

Ai është shprehur se janë minimalisht katër bashkëpunime të mundshme që sipas tij, ndërtojnë qeveri, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk ka ngërç politik, s’mund të ketë ngërç politik në një situatë ku janë minimalisht katër mundësi për të bërë qeveri. Nëse i shikon votat e partive politike, janë minimalisht katër bashkëpunime të mundshme që ndërtojnë qeveri”.

“Për çfarë ngërç politik po flitet, po flitet për mungesë esenciale të kuptimit të demokracisë, e që është dialogu, diskutimi dhe kompromisi”, u shpreh tutje Sejdiu.

The post Sejdiu: S’mund të ketë ngërç politik, janë minimalisht katër mundësi për të bërë qeveri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT