Që garanca energjetike të ketë një epilog, së pari duhet të kalojë në duart e politikës. Kosova po përballet me një zgjedhje që mund të ndikojë sektorin e energjisë për dekadat e ardhshme.
Për këtë tashmë kanë nisur edhe pozicionimet politike, disa nga gazifikimi i thëngjillit, të tjerë kah gazi i lëngshëm natyror.
Që Kosova t’i bashkohet projektit të gazit amerikan, bëri thirrje përmes një editoriali muajin e kaluar edhe e ngarkuara më Punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati.
Por, hezitimi qeverisë së Kosovës që të nënshkruhen letrat në tavolinë, mund të mos jetë fort i bereqetshëm. Kjo politikë e administratës Trump 2 ka një prapavijë që u konvenon të gjithë partnerëve.
Një tjetër çështje që mund të ndikojë pozitivisht nëse Kosova pranon të bashkohet në rrjetin e gazit amerikan është edhe njohja nga Greqia si vendi kyç ku pritet të kalojë gazi.
Ndiqni kronikën për detaje:


