Saturday, June 6, 2026
spot_img
HomeLajmeSejdiu: Fjalimi i Abdixhikut në tubimin përmbyllës, ndër të rrallët që ka...

Sejdiu: Fjalimi i Abdixhikut në tubimin përmbyllës, ndër të rrallët që ka edhe kuptim politik (VIDEO)

Fushata elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit po shkon drejt përfundimit.

Mbrëmjen e sotme, në Prishtinë, LDK-ja mbajti tubimin përmbyllës, ky kryetari i kësaj partie, njëherësh kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shpalosi zotimet e plota në kërkim të votës.

Partitë tjera, tubimet përmbyllëse do t’i mbajnë të shtunën mbrëma.

Dardan Sejdiu tha se fjalimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në rubimin përmbyllës, ishte ndër fjalimet e rralla që ka kuptim edhe politik.

“E përcjella tubimin e LDK-së, dhe mu duk që ishte goxha i dendur, goxha njerëz pat. Për ata që i përcjellin tubimet, më lanë përshtypje dy gjëra: fjalimi i zotit Abdixhiku është goxha i investuar në idenë e zhvillimit, është prej fjalimeve të rralla që ka kuptim edhe politik edhe mënyra se si e tregon zhvillimin”, tha Sejdiu.

Edhe për PDK-në, ai tha se nuk kanë pasur fushatë të dobët, dhe se kanë qenë goxha prezentë.

Kurse për LVV-në, Sejdiu tha se ka nisur të shfrytëzojë makinën e shtetit, dhe se kjo mund të jetë nisja e rënies për këtë parti.

“Për LVV nuk mund të jap vlerësim. Është partia në pushtet, makineria e LVV nuk është më makineri partiake, por e shtetit. Gjithsesi, unë po besoj që çdo herë pushteti, edhe në kohën e Hashim Thaçit, e ka vendosë makinën e shtetit në lojë, ka qenë edhe fillimi i rënies së kthimit elektoral. E kam përshtypjen edhe kësaj here”.

Ai tha se beson që beteja e LVV-së në këto zgjedhje është për të ruajtur votën e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Besoj se beteja e LVV-së është qysh me mujt me rujt rezultatin e shkurtit të vitit 2025. Besoj që ai rezultat është në pikëpyetje. Është e qartë se LVV nuk ka më asnjë lloj tregimi se s’ka çka të mbrojë”, deklaroi Sejdiu.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT