Seanca për presidentin e Kosovës ka nisur 1 orë me vonesë, pasi e njëjta është thirrur për në orën 10:00.
Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu ka nisur fjalimin, teksa ajo që shihet është se veç Lëvizja Vetëvendosje është në sallë, transmeton Klankosova.tv.
Opozita as sot s’po merr pjesë, derisa kryeparlamentarja u bëri thirrje deputetëve të partive të tjera të jenë pjesë e kësaj seance.


