Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeTalenti kosovar vazhdon shkëlqimin në Danimarkë, Hyseni protagonist te Brøndby

Talenti kosovar vazhdon shkëlqimin në Danimarkë, Hyseni protagonist te Brøndby

Sulmuesi me origjinë nga Kosova, Olti Hyseni, ka vazhduar formën e mirë me Brøndbyn.

Anësori i majtë ishte protagonist në fitoren 3-2 ndaj SonderjyskE, duke realizuar një nga golat e skuadrës vendase.

Hyseni përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe, pas asistimit të Fenger në minutën 45+1’, e dërgoi topin në rrjetë me qetësi.

Ky ishte goli i dytë i 19-vjeçarit për Brøndbyn.

Hyseni aktualisht luan për grupmoshat e Danimarkës, por për shkak të prejardhjes së tij nga Kosova, ai mbetet i disponueshëm për të përfaqësuar edhe Dardanët në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT