Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeLajmeSadiku nga ShBA: Amerikanët ishin të fokusuar te basketbolli mbrëmë, jo te...

Sadiku nga ShBA: Amerikanët ishin të fokusuar te basketbolli mbrëmë, jo te Kampionati Botëror

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë për të përcjellë ndeshjet e Kampionatit Botëror, ka folur për atmosferën sportive që mbizotëron aktualisht në ShBA.

Në një lidhje direkte në emisionin “Sport Show” në Klan Kosova, Sadiku tha se ndeshjet e Botërorit nuk kanë zgjuar interesimin që pritej tek amerikanët mbrëmë, pasi vëmendja e tyre ishte e përqendruar te basketbolli.

Sipas tij, në New York nuk është vërejtur ndonjë atmosferë e veçantë për ndeshjen Brazil–Marok, e cila konsiderohet një nga përballjet më të mira të kampionatit deri më tani, transmeton Klankosova.tv.

“Dje nuk është vërejtur fare një Neë York atmosfera e ndeshjes Brazil –Marok, që realishti shte ndeshja më e mirë e kampionatit botëror, dëri më tani, përshka që New York bëri historinë në NBA, Neë York Knick fitoi pas 53 vitesh titullin kampion dhe këtu krejt temat, bisedat e njerzve ishin rreth basketbollit”, ka thënë Sadiku.

Ai shtoi se atmosfera e krijuar në New York pas suksesit të ekipit vendas në NBA ishte e jashtëzakonshme dhe, sipas tij, e papërjetuar prej shumë vitesh.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT