Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeRundi i dytë i negociatave SHBA-Iran – JD Vance do të udhëheqë...

Rundi i dytë i negociatave SHBA-Iran – JD Vance do të udhëheqë ekipin amerikan, takimi i radhës në Pakistan

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, do të udhëheqë delegacionin amerikan në rundin e dytë të negociatave me Iranin, që pritet të zhvillohen në Pakistan.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, ndërsa konfirmimi vjen menjëherë pas deklaratës së presidentit Donald Trump për vijimin e bisedimeve.

Negociatorët pritet të mbërrijnë në Pakistan gjatë ditës së nesërme, në përpjekje për të arritur një marrëveshje pas raundit të parë, i cili përfundoi pa sukses.

Sipas raportimeve, Vance kishte udhëhequr edhe bisedimet e para, me kërkesë të vetë përfaqësuesve të Teheranit, të cilët e konsiderojnë atë një figurë me qëndrime më pak konfrontuese dhe më pranë qasjes anti-luftë.

Raundi i dytë i negociatave shihet si një moment kyç për uljen e tensioneve mes dy vendeve, në një kohë kur situata në rajon mbetet e delikate.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT