Sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, do të diskutohet për zgjedhjet e 7 qershorit, pritjet për rezultatet dhe skenarët paszgjedhorë për dalje nga kriza.
Në pjesën e parë, me Kujtim Shalën, do të diskutohet për LDK-në, fushatën, ofertën politike dhe pritjet e këtij subjekti. Përballë tij janë Rrahman Paçarizi, Vehbi Kajtazi dhe Azdren Shala.
Në pjesën e dytë, Përparim Gruda nga PDK prezanton temat për të cilat angazhohet ai dhe subjekti të cilit i përket.
Ndërkaq, në pjesën e tretë, Riza Krasniqi dhe Fadil Hadergjonaj flasin për garën politike, programet dhe pritjet për rezultatin e 7 qershorit.
Klan Kosova, 20:45.


