Sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ju presin këto tema:
Cilat parti mund t’i themelojnë institucionet?
Pas zgjedhjeve, partitë politike vazhdojnë të jenë përballë dilemës kryesore: kush me kë mund ta bëjë shumicën? Cilat parti mund ta themelojnë Kuvendin dhe Qeverinë?
A ka rrugë për marrëveshje politike, apo vendi po shkon drejt një krize të re institucionale?
Këto dhe të tjera, sonte me Vehbi Kajtazin, Anita Shabanin, Melazim Kocin dhe Rrahman Paçarizin.
Ndiqni Klan Kosova, me fillim nga ora 20:45.


