Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeRrugët e Kosovës nuk gjejnë qetësi, 79 aksidente në vetëm 24 orë

Rrugët e Kosovës nuk gjejnë qetësi, 79 aksidente në vetëm 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës janë regjistruar gjithsej 79 aksidente trafiku, ku 27 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 52 të tjera vetëm me dëme materiale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë së njëjtës periudhë janë shqiptuar 2 mijë e 831 gjoba trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.

Bilanci ditor i Policisë tregon gjithashtu se 25 persona janë arrestuar, 18 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

Autoritetet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT