Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeRritet transporti ajror në Kosovë, bie ai hekurudhor

Rritet transporti ajror në Kosovë, bie ai hekurudhor

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit për muajin mars 2026, ku evidentohet rritje e aktivitetit në transportin ajror dhe rënie në transportin hekurudhor.

Sipas raportit të ASK-së, gjatë muajit mars janë realizuar 1,082 fluturime, ose 1.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Po ashtu, numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin ajror ka arritur në 338,528, duke shënuar rritje prej 5.9% në raport me marsin e vitit të kaluar.

Nga numri total i udhëtarëve, 175,973 ishin në ardhje, me rritje prej 7.3%, ndërsa 162,555 në shkuarje, që paraqet rritje prej 4.3%.

Ndërkohë, në transportin hekurudhor është regjistruar rënie e numrit të udhëtarëve. Gjatë marsit 2026, trenat janë shfrytëzuar nga 6,844 udhëtarë, ose 5.1% më pak se në mars 2025.

Raporti i ASK-së po ashtu thekson se gjatë kësaj periudhe nuk është realizuar transport i mallrave përmes hekurudhës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT