Thursday, June 25, 2026
spot_img
HomeLajmeRritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, shkon në 164 të...

Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, shkon në 164 të vdekur dhe 971 të plagosur

Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën ka shkuar në 164, ndërsa 971 të tjerë janë plagosur, ka deklaruar presidentja e përkohshme e vendit.

Ky bilanc vjen pasi më herët ishte raportuar për të paktën 32 viktima dhe rreth 700 të plagosur, sipas autoriteteve vendase.

Sipas raportimeve të Sky News, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në zonat e prekura, ndërsa në ndihmë janë angazhuar edhe ekipe ndërkombëtare, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA po “vendos menjëherë” burime për asistencë humanitare.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 janë cilësuar ndër më të fortat që kanë goditur Venezuelën në më shumë se një shekull.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT