Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeLajmeRrëzimi i helikopterit amerikan, Trump: Do t’i përgjigjemi sulmit

Rrëzimi i helikopterit amerikan, Trump: Do t’i përgjigjemi sulmit

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë përgjegjës Iranin për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit, në orët e para të së martës.

Trump ka thënë se iranianët e rrëzuan helikopterin shumë të sofistikuar Apache.

“Sapo jam informuar nga Ushtria jonë e Madhe se mbrëmë iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë shumë të sofistikuar Apache ndërsa patrullonin mbi Ngushticën e Hormuzit. Ishin dy pilotë të përfshirë, të dy janë shëndoshë e mirë dhe të padlënduar”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Ai është zotuar më pas se SHBA-ja do t’i përgjigjet këtij sulmi.

Ushtria amerikane ka njoftuar të martën se një anije pa ekuipazh ka shpëtuar pilotët e helikopterit sulmues të ushtrisë amerikane që është rrëzuar herët të martën pranë Ngushticës së Hormuzit, rrugës strategjike ujore që Irani e ka mbyllur prej që ka nisur lufta.

Anija pa ekuipazh, 24 metra e gjatë, i ka gjetur dy aviatorët dhe i ka nxjerrë në breg pasi ata kishin kaluar rreth dy orë në ujë, ka thënë Kapiten Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore Amerikane.

Rrëzimi ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit sipas orës lokale të martën pranë brigjeve të Omanit, ndërsa helikopteri ishte duke patrulluar, ka thënë Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT