Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeRreshteri i policisë lirohet nga katër akuzat, përfshirë atë për dhunim

Rreshteri i policisë lirohet nga katër akuzat, përfshirë atë për dhunim

Avokati Besnik Berisha ka njoftuar se rreshteri i policisë, Gani Lajqi, është liruar nga të gjitha akuzat që rëndonin mbi të.

Berisha tha se Lajqi ishte arrestuar me dyshimin për kryerjen e katër veprave penale, atë të dhunimit, shantazhit, fotografimit të paautorizuar dhe përgjimit të paautorizuar.

“Pas një beteje të gjatë ligjore, drejtësia triumfoi, e drejta mbizotëroi”, shkroi Berisha, transmeton Klankosova.tv.

The post Rreshteri i policisë lirohet nga katër akuzat, përfshirë atë për dhunim appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT