Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeRrënimi i objektit në Lipjan: Gjyqtarja, eksperti dhe zyrtarët komunalë dalin në...

Rrënimi i objektit në Lipjan: Gjyqtarja, eksperti dhe zyrtarët komunalë dalin në vendngjarje

Gjyqtarja, eksperti i angazhuar në rast, si dhe zyrtarët e Inspektoratit Komunal të Lipjanit kanë dalë tashmë në vendin e ngjarjes, në qendër të qytetit, ku pritet të realizohet rrënimi i një objekti.

Sipas informacioneve të Klan Kosovës, në objekt vazhdojnë të qëndrojnë disa qytetarë, të cilët po refuzojnë ta lirojnë hapësirën, pavarësisht prezencës së Policisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ende nuk dihet nëse qytetarët do të largohen vullnetarisht apo nëse autoritetet do të ndërmarrin masa të tjera për zbatimin e vendimit për rrënimin e objektit.

Inspektorati urdhëron rrëzimin e një objekti në Lipjan, qytetarët refuzojnë lirimin e tij

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT