Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeRrahje te “Rrethi i flamurit” në Prishtinë, lëndohen dy persona

Rrahje te “Rrethi i flamurit” në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur te “Rrethi i flamurit”, rreth orës 09:30.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se dy persona janë lënduar, të cilët menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

” Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri prej të lënduarve). Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv

Derisa nuk dihet se cili kishte qenë motivi i këtij incidenti./ Klankosova.tv

The post Rrahje te “Rrethi i flamurit” në Prishtinë, lëndohen dy persona appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT