Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeRrahje në familje në Shtime, burri ndalohet për 48 orë

Rrahje në familje në Shtime, burri ndalohet për 48 orë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Petrovë të Shtimes, ku një grua ka denoncuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 22 mars rreth orës 22:00, ndërsa viktima, C.B. rreth 30 vjeç, është paraqitur në Polici të nesërmen dhe ka deklaruar se bashkëshorti i saj, A.B rreth 31 vjeç, e kishte sulmuar fizikisht disa herë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF në Shtime dhe më pas është intervistuar në prani të përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa me kërkesën e saj është dërguar te familja në Prizren.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Shtime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT