Tuesday, July 7, 2026
spot_img
HomeLajmeRonaldo mbetet pa trofeun e Kupës së Botës, Spanja eliminon Portugalinë

Ronaldo mbetet pa trofeun e Kupës së Botës, Spanja eliminon Portugalinë

Spanja ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike ndaj Portugalisë, duke i dhënë fund edhe shpresave të Cristiano Ronaldos për të triumfuar në këtë kompeticion.

Përballja mes dy kombëtareve iberike u vendos në minutat e fundit, kur Mikel Merino realizoi golin e fitores në minutën e 91-të, duke i dhënë Spanjës epërsinë 1:0.

Portugalia tentoi të reagonte në kohën e mbetur, por nuk arriti të gjente golin e barazimit dhe u detyrua të largohej nga turneu.

Eliminimi nënkupton se Cristiano Ronaldo e mbyll edhe një tjetër paraqitje në Kupën e Botës pa arritur ta fitojë trofeun më të madh në futbollin ndërkombëtar.

Spanja, ndërkohë, vazhdon rrugëtimin në turne, me synimin për të shkuar deri në fund dhe për të ngritur trofeun e Kupës së Botës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT