Kupa e Botës 2026 do të sjellë në një skenë jo vetëm yjet më të mëdhenj të futbollit, por edhe disa nga sportistët më të pasur në botë. Në krye të listës së futbollistëve me pasurinë më të madhe që do të marrin pjesë në turne qëndron Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez kryeson bindshëm renditjen me një pasuri të vlerësuar në rreth 1.2 miliardë euro, duke lënë pas rivalin e tij historik, Lionel Messi, i cili renditet i dyti me afërsisht 868 milionë euro.
Podiumi plotësohet nga braziliani Neymar, ndërsa në pozitat pasuese gjenden emra të njohur si Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Mohamed Salah, të cilët vazhdojnë të jenë ndër futbollistët më të paguar dhe më të kërkuar në arenën ndërkombëtare.
Në listën e dhjetë futbollistëve më të pasur përfshihen gjithashtu Son Heung-min, Riyad Mahrez, Erling Haaland dhe James Rodriguez, duke dëshmuar ndikimin e madh financiar që futbolli modern u ka sjellë yjeve të tij.
Renditja pasqyron jo vetëm suksesin sportiv të këtyre futbollistëve, por edhe fitimet e tyre nga kontratat, sponsorët, investimet dhe aktivitetet komerciale jashtë fushës së blertë.
Me vëmendjen e botës të përqendruar te Botërori 2026, këta emra do të synojnë jo vetëm suksesin me kombëtaret e tyre, por edhe forcimin e statusit si disa nga figurat më të fuqishme të sportit global.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


