Thursday, July 9, 2026
spot_img
HomeLajmeRinovimi i vonuar: Bie tavani, mbyllet dhoma në Infektivë (VIDEO)

Rinovimi i vonuar: Bie tavani, mbyllet dhoma në Infektivë (VIDEO)

Kërkesa për investime në klinikën infektive u bë nga drejtoresha e kësaj klinike në një mbledhje të bordit të ShSKUK-së në dhjetorin e kaluar.

Madje alarmonte për infrastrukturën e saj, raporton Klan Kosova.

Por, shpresa e vetme për t’u këndellur infektiva, objekt ky spitalor tejet i mbingarkuar edhe në kohën e pandemisë, janë investimet.

Mirëpo se kur do të nisin, askush s’e di.

Sipas QKUK-së, kjo vonesë është pasojë e mos miratimit të buxhetit.

E, pacientët që janë të hospitalizuar në infektivë, kërkojnë së paku kushte bazike, si ujë të ngrohtë, higjienë e furnizim me çarçafë.

Përveç problemeve brenda, as jashtë klinikes situata nuk është më mirë.

Mbeturinat kanë zënë vend tash e sa kohë në rreth këtyre hapësirave.

Për më shumë, ndiqni kronikën e plotë:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT