Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeLajmeRexhaj: Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje, s’ka dalje nga kriza...

Rexhaj: Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje, s’ka dalje nga kriza (VIDEO)

Opinionisti, Sali Rexhaj në emisionin “Kosova Today”, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja, duke shtuar se qasja e tij politike nuk ofron zgjidhje për krizën aktuale.

Sipas Rexhajt, Kurti mbështetet te votat e pakicave për të ushtruar pushtetin, ndërsa, siç thotë ai, përjashton partitë shqiptare nga bashkëpunimi politik, transmeton Klankosova.tv.

“Unë mendoj që Albin Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje. Ai i llogarit pakicat për me ushtru pushtet, mirëpo i përjashton të gjitha partitë shqiptare, ato mbesin bira e fundit e kavallit”, tha Rexhaj.

Ai theksoi se nuk sheh një rrugëdalje nga situata e krijuar për aq kohë sa vazhdon e njëjta qasje politike.

“Unë nuk shoh dalje prej kësaj situate me Albin Kurtin, ai mundet me i marrë votat, mirëpo nuk është formulë që mund të dalim nga kriza”, u shpreh Rexhaj.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT