Rruga në dalje të Klinës është bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha.
Për shkak të kushteve të vështira në rrugë, dhe bazuar në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, automjetet po hasin vështirësi në qarkullim.
Stuhia, përpos që ka goditur Klinën, ka përfshirë edhe komuna të tjera të vendit.


