Monday, July 27, 2026
spot_img
HomeLajmeReshjet e fundit shkaktojnë rënie gurësh në disa rrugë në veri të...

Reshjet e fundit shkaktojnë rënie gurësh në disa rrugë në veri të Shqipërisë

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore në veri të Shqipërisë, duke sjellë rënie gurësh dhe materiali inert në pjesë të rrugëve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se reshjet e fundit kanë prekur kryesisht zonat malore, ku janë evidentuar rënie gurësh në akset Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj, Bajram Curri–Fierzë dhe Dushaj–Lekbibaj.

Sipas ARRSH-së, pavarësisht situatës së krijuar, qarkullimi i automjeteve nuk është ndërprerë dhe rrugët kanë vijuar të jenë të kalueshme.

Ndërkohë, aksi Qafë Thorë–Theth është bllokuar përkohësisht si pasojë e reshjeve, por ndërhyrja e ekipeve në terren ka mundësuar pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit për të gjitha mjetet.

Autoritetet kanë bërë apel për kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore, veçanërisht gjatë reshjeve intensive, për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve dhe rënies së materialeve në rrugë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT