Vendimin e nxori komuna, por zbatimi i tij rëndoi xhepat e qytetarëve. Që nga kjo e mërkurë hyri në fuqi rregullorja e re e çmimeve të trafikut urban në kryeqytet.
Nga 50 centë bileta njëdrejtimëshe u ngrit në 80, kurse nga 80 kaloi në 1 euro e 20 centë ajo ditore. Ndryshime u bënë edhe tek ajo javore që nga 4 u ngrit në 6 euro, derisa ajo mujore prej gati 14 eurove kaloi në 18 euro, raporton Klan Kosova.
Më të vogla së këto shifra, po vazhdojnë të jenë ato që blihen në mënyrë digjitale.
Deri më tani sipas të dhënave të komunës kuletën digjitale e kanë përdorur 128 mijë e 963 persona, veçse kjo shifër mund të ndërrojë në çdo minutë.
Për më shumë, ndiqeni kronikën e Klan Kosovës:


