Figura e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, u rikthye në jetë nëpërmjet inteligjencës artificiale.
Kjo ndodhi falë punës së skenaristit dhe regjisorit Fatmir Varaku, i cili 27 vite pas rënies heroike të Jasharit dhe familjes së tij, realizoi filmin “Adem”, njofton Klankosova.tv.
Në një intervistë për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Varaku tregoi se ky projekt i mori një vit punë, duke kombinuar histori reale me elemente të imagjinatës.
Ai shtoi se filmi është pritur mirë dhe ka marrë kritika pozitive, gjë që e inkurajon për projekte të tjera të ngjashme.
Por që për një film me metrazh më të gjatë, do i nevojitej ndihmë edhe nga shteti./Klankosova.tv.
Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:
The post Regjisori rrëfen si e solli Adem Jasharin në ekran përmes IA-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


