Friday, May 22, 2026
spot_img
HomeShëndetësiRealizohet një operim i rrallë në Spitalin e Pejës – Indeksonline.net

Realizohet një operim i rrallë në Spitalin e Pejës – Indeksonline.net

Spitali i përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për realizimin me sukses të një operimi të rrallë.

Sipas njoftimit të spitalit në Facebook, për herë të parë në një institucion shëndetësor publik është kryer me sukses nefrektomia laparoskopike, një procedurë minimalisht invazive për heqjen e veshkës.

Njoftimi i plotë:

Një operim i rallë në spitalin tonë!

Për herë të parë në një institucion shëndetësor publik është realizuar me sukses nefrektomia laparoskopike, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kirurgjisë moderne dhe procedurave minimalisht invazive.

Ky intervenim u realizua me profesionalizëm të lartë nga urologu ynë dr. Shkëlzen Elezaj.

Mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për të gjithë ekipin që kontribuoi në këtë sukses:

🔹Repartin e Urologjisë

🔹Repartin e Anestezionit

🔹Kujdesin Intensiv

Faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe frymën e shkëlqyer ekipore.

Falënderim i veçantë për kirurgun e palodhshëm dr. Naim Loxha, për angazhimin, guximin profesional dhe kontributin e çmuar, si edhe për dr. Liridon Elezaj për mbështetjen dhe bashkëpunimin profesional.

Ky sukses është dëshmi se me punë, dije dhe përkushtim, shëndetësia jonë vazhdon të ecë përpara.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT