Real Madridi ka njoftuar largimin e Alvaro Arbeloas, duke i dhënë fund bashkëpunimit me ish-futbollistin dhe trajnerin e klubit.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi madrilen ka falënderuar Arbeloan për kontributin e tij ndër vite, si në fushë ashtu edhe në rolin e trajnerit në strukturat e klubit.
Arbeloa ishte pjesë e Real Madridit si lojtar dhe më pas vazhdoi karrierën e tij në stafin teknik, duke punuar me grupmoshat e reja të klubit.
Largimi i tij vjen pas përfundimit të sezonit 2025/2026, të cilin Real Madridi e mbylli pa fituar asnjë nga trofetë kryesorë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


