Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeLajmeReal Madridi merr vendim për Vinicius Junior, braziliani s’është në shitje

Real Madridi merr vendim për Vinicius Junior, braziliani s’është në shitje

Real Madridi nuk ka asnjë plan për të shitur Vinicius Juniorin dhe mbetet i bindur se ylli brazilian do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin, sipas raportimit të Sky Sports.

Klubi e konsideron 25-vjeçarin një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë dhe është i bindur se bisedimet për rinovimin e kontratës do të përfundojnë me sukses.

Vinicius ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit në sezonet e fundit, duke kontribuar me gola dhe asistime në sukseset e ekipit si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse interesimi nga klube të tjera vazhdon të përmendet , qëndrimi i Real Madridit mbetet i pandryshuar: Vinicius Junior nuk është në shitje dhe klubi është i sigurt se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës për shumë vite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT