Pas paralajmërimit për lirimin e pengjeve të Donald Trump, Hamasi reagoi se kërcënimet e përsëritura nga presidenti amerikan kundër palestinezëve përbëjnë mbështetje për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Këto paralajmërime thotë Hamasi, se po i detyron ata që të tërhiqen nga arëmpushimi në Gaza dhe ta intensifikojnë rrethimin e saj, derisa kërkesë e Trumpit ishte që “t’i lirojë të gjitha pengjet tani, jo më vonë, përfshirë edhe trupat e pengjeve të vdekura, ose mbaroi për ju”, raporton Reuters.
Në një përgjigje për Reuters, zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif Al-Qanoua, tha: “Rruga më e mirë për t’i liruar të burgosurit e mbetur izraelitë është që pushtimi (Izraeli) të futet në fazën e dytë (të armëpushimit) dhe detyrimi i tij që t’i përmbahet marrëveshjes së nënshkruar nën sponsorizimin e ndërmjetësve.”
Armëpushimi në Gaza hyri në fuqi në janar, u negociua me pjesëmarrjen e një emisari të Trumpit bashkë me të dërguar të administratës në largim të ish-presidentit Joe Biden.
Në pakt bëhet thirrje që pengjet e mbetura të lirohen në fazën e dytë të armëpushimit, gjatë të cilës do të negocioheshin planet përfundimtare për përfundimin e luftës.
Faza e parë e armëpushimit përfundoi të shtunën dhe Izraeli ka vendosur bllokadë të plotë për hyrjen e mallrave në Gaza, duke kërkuar që Hamasi t’i lirojë pengjet e mbetura pa filluar bisedimet për përfundimin e luftës, derisa për palestinezët konsiderohet kjo bllokadë shkaktar për vdekje nga uria për ata banorë.
Trumpi e bëri kërcënimin e ri pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën me një grup të pengjeve që ishin liruar gjatë fazës së parë të armëpushimit në Gaza.
“Unë do t’i dërgoj Izraelit gjithçka që i nevojitet për ta kryer punën, asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt, nëse ju nuk bëni ashtu si them unë” – shkroi Trumpi në “Truth Social”.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


