Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeRasti tragjik në Suedi: 20-vjeçari kosovar i vrarë javën e kaluar varroset...

Rasti tragjik në Suedi: 20-vjeçari kosovar i vrarë javën e kaluar varroset nesër

20-vjeçari Elion Veseli, i cili u vra tragjikisht ditë më parë në Suedi, do të varroset nesër në varrezat e Rodaleds-it.

Kështu kanë njoftuar familjarët e të ndjerit, transmeton Klankosova.tv.

Tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast tragjik tashmë janë arrestuar dhe dyshimet e para lidhen me një konflikt mes familjeve të viktimës dhe njërit prej të dyshuarve, të dyja shqiptare, që daton nga viti 2011.

Sipas informacioneve që dihen deri më tash, konflikti  mes dy familjeve ka nisur në vitin 2011 gjatë një turneu futbolli për fëmijë, kur një përplasje mes dy djemve 12-vjeçar çoi në tensione dhe përleshje mes prindërve.

Që nga ajo kohë, raportimet thonë se mosmarrëveshjet mes familjeve kanë vazhduar ndër vite, me incidente të herëpashershme.

I ndjeri Elion Veseli është vëllai i njërit prej djemve të përfshirë në konfliktin fillestar të vitit 2011, ndërsa një nga të arrestuarit dyshohet të jetë pjesëtar i familjes tjetër të përfshirë në atë ngjarje.

Detaje ekskluzive: Ky është 20-vjeçari kosovar i vrarë në Suedi, zbulohet historia e konfliktit mes dy familjeve

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT