Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeRasti tragjik në Malishevë, Beka: Dyshohet për pajisje jostandarde që shkaktuan helmim...

Rasti tragjik në Malishevë, Beka: Dyshohet për pajisje jostandarde që shkaktuan helmim nga tymi (VIDEO)

Basri Beka nga Lëvizja e Deçanit ka folur lidhur me tragjedinë që ndodhi dje në Malishevë, ku humbën jetën një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç, si pasojë e tymit të dendur nga një zjarr në banesë.

Në studion e emisionit “Kosova Today”, ai ka ngritur dyshime se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga pajisje elektrike jostandarde.

“Ne në Kosovë importojmë pajisje të ndryshme që nuk i plotësojnë standardet. Siç duket, ndonjë pajisje elektrike aty është nxeh, dhe tenxherja ka liru kimikate, se nuk paska flakë, nuk ka djegie të përgjithshme të banesës, dhe ajo i asfiksu dhe helmu”, ka deklaruar Beka.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT