Ish-diplomati Blerim Canaj ka komentuar rastin e fundit lidhur me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, duke thënë se një qasje e ngjashme do të zbatohej edhe ndaj komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, sikur ai të ishte gjallë.
Në emisionin “Kosova Today”, Canaj tha se, sipas tij, pushteti i konsideron negativisht ish-ushtarët e UÇK-së që shprehin kundërshtime ndaj tyre politike.
“Po të ishte vra Sami Lushtaku në luftë, këta për çdo përvjetor do t’i shkonin dhe do t’ia kishin ngritur një përmendore të madhe dhe do të përuleshin”, deklaroi Canaj.
I pyetur nga moderatorja Jehona Bajrami nëse një qasje e tillë do të ndodhte edhe ndaj Adem Jasharit po të ishte gjallë, Canaj u përgjigj, “Absolutisht!”.
“Sipas përshtypjes sime, çdo ushtar i UÇK-së që është gjallë dhe i kundërshton qoftë edhe pak, për ta është i keq”, tha Canaj.
Ndiqni deklarimin e plotë në ‘Kosova Today’:


