Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeRashiti: Mbështetja e Putinit ndaj Dodikut tregon se ndikimi rus në Ballkan...

Rashiti: Mbështetja e Putinit ndaj Dodikut tregon se ndikimi rus në Ballkan nuk po merr fund (VIDEO)

Gani Rashiti, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka thënë se mbështetja e presidentit rus Vladimir Putin ndaj Milorad Dodik, kreu i Republikës Sërpska, e tregon se ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është duke vazhduar.

Në Edicionin Special të  Klan Kosovës, ai ka deklaruar se me këtë po forcohen qëndrimet radikale.

“Duke pas parasysh se Dodiku është i përkëdheluri i presidentit rus Vladimir Putin. Nga kjo deklaratë shihet qartë se Putin nuk heq dorë nga ambiciet e serbëve në Ballkanin Perëndimor dhe i jep mbështetje të pakontestueshme këtij versioni. Mos të harrojmë se Vuçiq është njëri nga liderët e serbëve që e kontrollon edhe Bosnje Hercegovinën, mos të harrojmë se lideri i ardhshëm i Bosnjës do të caktohet nga Beogradi zyrtar dhe do të jetë një lojtar i serbëve atje”.

“Kështu që nga kjo anë duhet qartë të shihet se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor nuk po merr fund, përkundrazi po betonohen qëndrimet edhe më të forta edhe më radikale”

“Duhet të shohim ditëve në vijim se studentët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzohet situata, njëkohësisht dhe pala qeverisëse ka filluar disa përgatitje që nuk do të duhej të ndodhte është duke u përgatitur një plan për të shpall një gjendje të jashtëzakonshme, që kalon përtej kufijve të demokracisë dhe kështu nuk do ta kemi lehtë në ditët në vijim”, ka thënë Rashiti.

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se Moska e mbështet legjitimitetin e Qeverisë së zgjedhur në Serbi dhe se gjithmonë e ka mbështetur entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë. /Klankosova.tv

The post Rashiti: Mbështetja e Putinit ndaj Dodikut tregon se ndikimi rus në Ballkan nuk po merr fund (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT