Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeRaportuesi për Kosovën në PE: Vuçiqi e sheh të ardhmen e Serbisë...

Raportuesi për Kosovën në PE: Vuçiqi e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati sot një bisedë në telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin, i cili i tha atij se Rusia e mbështet Qeverinë serbe pavarësisht protestave disa javore që po zhvillohen në Beograd nga studentët që kërkojnë largimin e Vuçiq.

Për këtë ka reaguar raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropia, Riho Terras, i cili në një postim në platformën X, ka qenë goxha i ashpër ndaj Vuçiqit.

“Modeli i ndërhyrjes së Rusisë nuk është lajm dhe presidenti Vuçiq nuk lë asnjë dyshim – ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit”, u shpreh Terras.

Poashtu, Vuçiq pohoi se do të vizitojë Rusinë më 9 maj. /Klankosova.tv

 

The post Raportuesi për Kosovën në PE: Vuçiqi e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT