Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeRaportimi i Sinjalit për therjen me thikë në Fushë Kosovë, ku u...

Raportimi i Sinjalit për therjen me thikë në Fushë Kosovë, ku u plagos një grua pas konfliktit me klientin – Konfirmohet nga Policia

Gazeta Sinjali ka raportuar pak më parë për një incident të rëndë me përdorim të thikës që është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Kosovë, ku një grua ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur më 25 mars rreth orës 01:25 në një lokal në rrugën “Shefki Kuleta”, ku sipas informacioneve fillestare, një klient ka kërkuar shërbime shtesë dhe pas refuzimit ka shpërthyer konflikti.

Sipas dëshmisë, pas një fjalosjeje mes palëve, i dyshuari Agron Gashi, rreth 46-vjeçar dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur A.D., rreth 30-vjeçare në krahun e djathtë dhe në pjesën e barkut.

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se dyshohet të jetë përdorur thikë dhe sprej.

“Të dyshuarit (të lënduar) kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor ndërkaq me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur arma e përdorur, ndërsa njësitë hetimore janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT