Wednesday, July 8, 2026
spot_img
HomeLajmeRaporti i OSBE-së: Aktakuzat për krime lufte, telashe me prova (VIDEO)

Raporti i OSBE-së: Aktakuzat për krime lufte, telashe me prova (VIDEO)

Në raportin e OSBE-së janë paraqitur dhjetëra krime të luftës duke ofruar një pasqyrë të sfidave dhe përparim në trajtimin e tyre.

Në paraqitjen e këtij dokumenti, prezentë ishin edhe përfaqësues nga institucionet vendore, raporton Klan Kosova.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi tha se ende nuk është bërë mjaftueshëm për t’i sjellë para drejtësisë kryerësit e krimeve të luftës.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, theksoi se rastet me të cilat ata përballen po merren me seriozitet.

Vetëm pak ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin në rigjykim për krime lufte kundër popullsisë civile në fshatrat e komunës së Istogut gjatë vitit 1999.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT