Në emisionin Kosova Today të Klan Kosovës sot u tha se Evropa është duke e ndjerë rrezikun e Rusisë, për ndonjë sulm.
Njëri nga të ftuarit ishte Fatjon Sofaj, sipas tij, kjo është duke ndodhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ka ndryshuar qasjen e tij ndaj Rusisë.
Ndër tjera, Sofaj ka shtuar se Trump pati qasje më të rëndë ndaj shteteve të Evropës.
“Është ndryshimi i politikës të presidentit amerikan Donald Trump, pra lidhur me ndryshimin e qasjes ndaj Rusisë, prej kohësh Trump ka thënë se nëse ju nuk keni një buxhet më të lartë të industrisë së armëve, rreziku për të ju mbrojtur mund të nxisë Rusinë për të krijuar një sulm”.
“Ky reagim doli në sensin tjetër që thotë tani përgatituni të mbroheni vet, që në një farë mënyre i bie që nuk e keni këtë mbrojtje. Kjo gjë e bënë që evropianët të kenë një ndryshim në mënyrën e armatosjes së tyre, sepse tashmë ajo aleancë me ShBA-në, bazat e saj në disa vende evropiane kanë krijuar një përgjumje që tashmë e shkundi Evropën”, ka pohuar Sofaj.
E përplasje të mendimeve me Sofajn për këtë pati, Altin Goxhaj, i cili tha se nuk duket kështu që Trump nuk ka qasje poitive ndaj Evropës.
“Kemi një lidership amerikan që dëshiron të vendos paqen, në radhë të parë për Evropën, por që ka dy muaj që sqarohet dy muaj më shumë, pasi Evropa nuk e do këtë paqe. Sepse elita evropiane që e drejton këtë proces nga viti 2022 është e interesuar vetëm për luftën, ardhja e administratës Trump që kërkon vetëm paqe”, ka thënë Goxhaj.
The post Raportet e Trumpit me Evropën dhe Rusinë, me kë ka qasje më të butë? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


