Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeRama: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

Rama: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga muaji qershor do të nisë një tjetër rritje pagash, si pjesë e politikave për përmirësimin e të ardhurave dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse.

Sipas tij, paga minimale ka arritur në 500 euro, ndërsa pagat mesatare janë rritur me rreth 10%. Po ashtu, qeveria ka vendosur që pagat në sektorin publik të indeksohen çdo dy vite për të përballuar inflacionin.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar sektorit të shëndetësisë, ku nga qershori mjekët pritet të përfitojnë deri në 18 mijë lekë shtesë në muaj, ndërsa infermierët dhe teknikët rreth 12 mijë lekë.

Sipas Ramës, kjo ndërhyrje synon të mbështesë kategoritë me përgjegjësi të lartë dhe të garantojë rritje të qëndrueshme ekonomike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT