Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeRama liron nga detyra Vlora Hysenin

Rama liron nga detyra Vlora Hysenin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka liruar nga detyra drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, pas vendimit për vendosjen e saj në “arrest shtëpiak” nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK-ut.

Rama ka njoftuar për vendimin përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ku ka thënë se, pavarësisht vlerësimit dhe respektit për Hysenin, institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura për të hetuar dhe gjykuar këdo.

“Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi:

Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.

Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT