Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u rikthye sërish në Athinë, por këtë të diel me një format të ri.
Së bashku me shumicën e kabinetit qeveritar dhe kryebashkiakët socialistë, ishte i pranishëm në çeljen e Panairit të Punës në kryeqytetin grek, me synimin joshjen e emigrantëve për tâi rikthyer në atdhe me një kontratë pune nga sipërmarrësit shqiptarë.
âJemi konkurrues në pagat me Greqinë. Por, qeveria është me mision, jo për të gjetur punë, pasi punë gjejmë në panairâ, tha Rama, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Bizneset në Shqipëri kanë nevojë për punonjës, sipas shefit të qeverisë: âKemi nevojë për të mbikualifikuarâ.
Për këtë takim me emigrantët afro 2 muaj para zgjedhjeve, Rama u mundua ta nënvizonte se nuk kishte ardhur për fushatë elektorale, por nga ana tjetër nuk i shmangu dot premtimet. E para lidhet me integrimin e Shqipërisë, kur, sipas tij, ka ardhur koha që të ulet si i barabartë në një tryezë me Greqinë, pa u paragjykuar siç ka ndodhur ndër vite.
Me shqiptarët e Athinës, Rama ndau edhe akuzat që bëjnë kundërshtarët politik ndaj tij: âMë thonë ik sepse i ka të gjithë ministrat në burgâ.
Më i qartë se në Tiranë ishte në kryeqytetin grek për fatin e drejtësisë në Shqipëri: âNuk do ta prekim pavarësinë e drejtësisëâ.
Gjatë fjalimit të tij, plasi edhe syri i keq, siç e cilësoi ai. Moment që e shfrytëzoi për tâi dërguar një mesazh Sali Berishës nga Athina: âJa, kështu do tâi bjerë syri edhe bufit të kënetës më 11 majâ.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri zhvilloi takim edhe me mësuesit shqiptarë në Greqi, të cilët mbështeten financiarisht për ruajtjen e gjuhës shqipe.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


